75 Mall Live Search
14:27 / E Shtunë, 09 Shtator 2023 / Gj. Sh

Gliha lë jashtë listës përfundimtare katër futbollistë për ndeshjen me Zvicrën

Selektori i Kosovës ka Primoz Gliha ka bërë përzgjedhjen e fundit me futbollistët e ftuar për ndeshjen e sotme kundër Zvicrës.

Në faqen zyrtare të UEFA-së është publikuar lista me 23 futbollistët e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Gliha gjatë grumbullimit për ndeshjet e muajit shtator ka ftuar plot 27 futbollist, ndërsa katër prej tyre nuk janë në list për ndeshjen e sotme.

Zymer Bytyqi, Kreshnik Hajrizi, Andi Hoti dhe Valon Zumberi janë futbollistët që nuk janë ftuar nga tekniku slloven.

Ndeshja Kosovë – Zvicër është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatin Evropian “Euro 2024”, dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45./IndeksOnline/