75 Mall Live Search
10:21 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Gllogoc: Rrah gruan dhe djalin e tij, policia e kap me armë të gjuetisë në dorë

Në fshatin Gllogoc, një person ka sulmuar gruan dhe djalin e tij.

Me të arritur Policia, atë e kanë kapur me një armë gjuetie në dorë.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa viktimave i është ofruar tretmani mjekësor.

Raporti i plotë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptari, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan dhe djalin e tij viktimat K-Shqiptar, po ashtu i dyshuari në dorë kishte marr armën e gjuetisë të cilën e posedonte pa leje. Viktimave ju është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /IndeksOnline/