GMC prezanton një model special në ‘LA Auto Show’
Modelet SUV vazhdojnë trendin në ‘LA Auto Show’ , ndërsa GMC ka zbuluar Edicionin Yukon Denali Ultimate Black.
Edicioni Ultimate Black përmban një pamje të modifikuar nga jashtë me kapakë të pasqyrave nga kromi dhe rrota aliazhi 22 inç.

Ndryshimet e brendshme janë praktikisht joekzistuese, pasi GMC thotë se modifikimi i vetëm është shtimi i dyshemeve të shtruara.
Megjithatë, modeli vjen i pajisur me Paketën e Hapur të Hapësirës, e cila përfshin një çati elektrike, një sistem argëtimi në pjesën e pasme dhe sistem kontrolli të përshtatshëm me frenim automatik përpara.

Yukon Denali Ultimate Black Edition është mundësuar nga një motor V8 – 6,2 litra që zhvillon 420 kuajfuqi. Motori çiftëzohet nga një transmision automatik me 10 shpejtësi, të cilat mund të dërgojnë fuqinë në një sistem me tërheqje nga 4 rrotat. /IndeksOnline/




