75 Mall Live Search
20:42 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / L A

GO+ Peja mposhtet nga Vllaznia në Ligën Unike

GO+ Peja ka pësuar disfatë në kuadër të Ligës Unike, duke u mposhtur në shtëpi nga Vllaznia e Shkodrës me rezultat 81:71.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të Grupit B dhe u zhvillua të martën mbrëma në palestrën “Karagaçi”.

Skuadra pejane nuk arriti të gjejë ritmin e duhur në tri çerekët e parë të ndeshjes, të cilët i humbi me rezultat 25:12, 23:18 dhe 22:19.

Reagimi i vetëm erdhi në çerekun e katërt, që Peja e fitoi 22:11, por pa arritur ta përmbysë epërsinë e krijuar më herët nga mysafirët.

Te GO+ Peja, më i dalluari ishte Cesare Edëards, i cili regjistroi “double-double” me 12 pikë dhe 12 kërcime, duke shtuar edhe një asistim.

Në anën tjetër, Justin La Juan Thomas ishte figura kryesore e Vllaznisë, me paraqitje të shkëlqyer prej 28 pikësh, katër kërcimesh dhe shtatë asistimesh.