15:59 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Goal: Progresi i Kosovës ndër vite para ndeshjes më të madhe në histori

Një vend që është bërë pjesë e FIFA-s vetëm në vitin 2015 është shumë pranë një arritje historike në futbollin ndërkombëtar.

Kështu e nisë shkrimin mediumi prestigjioz, Goal, për Përfaqësuesen e Kosovës.

E pranuar në familjen e FIFA-s në vitin 2015, dhe me shumë talentë që s’kanë mundur ta përfaqësojnë vendin e tyre shkaku i rregullave, Kosova tani ka yjet e saj.

Vetëm dy lojtarë të moshës mbi 26-vjeçare janë pjesë e skuadrës së Kosovës aktualisht, derisa shtatë prej tyre janë të moshës nën 21-vjeçare, shkruan Goal, transmeton IndeksOnline.

Pa asnjë humbje në gjashtë ndeshje, me tërë potencialin e saj, me një skuadër eksituese, Kosova kërkon kualifikimin nga Liga D4 në Ligën e Kombeve.

Vetëm një pikë i mjafton Kosovës nga ndeshja me Azerbajxhanin që ta arrijë këtë sukses.

Mesfushori i Brondbyt, Besar Halimi tha për Goal: ”Diçka e madhe mund të ndodhë në Kosovë”.

”Ne jemi shumë euforikë, dhe njerëzit këtu janë të ‘çmendur’. Ndeshja ndaj Azerbajxhanit do të jetë ndeshja më e madhe e historisë sonë”.

Donis Avdijaj, Willem II, Eredivisie 08262018

”Natyrisht, mjafton një barazim, por të gjithë këtu presim të fitojmë dhe jam i sigurtë se ne do ta mposhtin Azerbajxhanin – e më pas do të festojmë”.

Vetëbesimin e Halimit e ka edhe Dionis Avdijaj, i cili luan si sulmues te Willem II dhe se është i kënaqur me progresin e Kosovës.

”Për shumë njerëz në Kosovë, futbolli nënkupton gjithçka. Të na shohin neve duke fituar i bën njerëzit krenar”.

”Biletat për ndeshjen tonë ndaj Azerbajxhanit janë shitur për 32 minuta. Kërkesat ishin të larta, dhe ne nuk morëm bileta për familjarët tanë”.

”Kemi shumë talentë dhe unë besoj se skuadra jonë ka potencial që të arrijë në vitet e ardhshme”, tha Avdijaj në mes të tjerash./IndeksOnline/