Goal: Shaqiri, ndër blerjet më të mira të sezonit
Kur ka kaluar gati gjysma e sezonit aktual në Premier League, Goal ka përpiluar listën e transferimeve më të mira në verë para fillimit të këtij sezoni.
Padyshim, në këtë listë bën pjesë edhe Xherdan Shaqiri, reprezentuesi zviceran me prejardhje nga Gjilani që ka bërë bujë në ”Anfield Road”.
Me ardhjet e Gini Wijnaldum dhe Andrew Robertson në vitet e kaluara, Liverpooli e ka bërë zakon t’i transferojë disa nga lojtarët më të mirë të klubeve të dëbuara të Premier League.
Sipas Goal, Shaqiri e ka treguar në maksimum potencialin e tij, ani pse Stoke City nuk e pa më të mirën e tij shkaku i bashkëlojtarëve të ”dobët” që kishte, transmeton IndeksOnline.
Shaqiri ka treguar se ka kapacitet që ta zëvendësojë Philippe Coutinhon, teksa shuma e paguar për ardhjen e tij ishte vetëm 13 milionë euro.
Ndër transferimet më të mira të verës që lamë pas në Premier League ishin edhe Felipe Anderson te West Hami, Andre Gomes tek Evertoni, Alisson te Liverpooli, etj./IndeksOnline/
Alisson (Roma – Liverpool)

Lucas Torreira (Sampdoria – Arsenal)

Felipe Anderson (Lazio – West Ham)

Xherdan Shaqiri (Stoke City – Liverpool)

Andre Gomes (Barcelona – Everton)

Joao Moutinho (Monaco – Wolves)

Danny Ings (Liverpool – Southampton)

Ben Foster (WBA – Watford)

James Maddison (Norwich – Leicester)

Kepa Arrizabalaga (Athletic Bilbao – Chelsea)
