75 Mall Live Search
10:44 / E Shtunë, 02 Nëntor 2024 / L A

Gobert godet serbin Jokic gjatë ndeshjes Denver-Minnesota

Një moment i pakëndshëm për serbin Nikola Jokic ndodhi gjatë ndeshjes mes Denver Nuggets dhe Minnesota Timberwolves.

Basketbollisti i Minnesotas, Rudy Gobert, në momentin e gjuajtjes së topit goditi me brryl serbin duke e rrëzuar në tokë gjatë përfundimit të çerekut të fundit.

Pas kësaj, ai u përlesh me shokun e skuadrës së tij pas këtij momenti.

Përndryshe, Minnesota Timberwolves mposhti Denver Nuggetsin me rezultatin e ngushtë 116-119 në ndeshjen e konferencës perëndimore në NBA./IndeksOnline/