75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / C E

Gobert rinovon me Utah Jazz, bëhet basketbollisti i tretë më i paguan në NBA

Basketbollisti francez, Rudy Gobert, ka rinovuar kontratën me ekipin e Utah Jazz, duke nënshkruar një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 205 milionë dollarë.

Kjo e bën atë basketbollistin e tretë më të paguar në NBA, pas Giannis Antetokounmpos dhe Russell Westbrookut. I pari firmosi vetëm pak ditë më parë rinovimin e tij me Bucks (228 milionë për 5 vjet).

Gobert, 28 vjeç, luan që prej vitit 2013 me Utah Jazz, një nga qendrat më të forta në NBA.

Ky qytet është shtëpia ime. Shpresoj që të arrij të tojë titullin kampion me këtë ekip, duke qenë pjesë e një projekti fitues”, tha Gobert. /IndeksOnline/