75 Mall Live Search
15:20 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / AR

“Godet” aktorja: Fitoj më shumë në OnlyFans sesa më ofruan për reality show-n

Aktorja Jessie Cave, e njohur më së miri për rolin e saj si Lavender Brown në serinë e filmave Harry Potter, ka gjetur një burim të papritur të ardhurash në platformën OnlyFans, ku pretendon se po fiton një jetesë të mirë duke krijuar përmbajtje “të specializuar”.

Nëna e katër fëmijëve iu bashkua platformës për të rritur në mars të këtij viti, siç thotë ajo, “për t’u çliruar nga borxhet”, shkruan LADbible, transmeton Indeksonline.

Cave e bëri të qartë që në fillim se nuk do të ekspozohej në lakuriqësi, duke i paralajmëruar ndjekësit se nuk do të tregonte gjoksin e saj.

Në vend të kësaj, ajo u përqendrua në një vend shumë specifik, të cilin e shpjegoi në podkastin e saj “Before We Break Up Again”./Indeksonline/