75 Mall Live Search
21:30 / E Diele, 13 Korrik 2025 / AR

Godet aktorja: Këngëtari i njohur më sulmoi sepse refuzova të flija me të

Bella Thorne ka hedhur akuza të forta ndaj këngëtarit Charlie Puth, duke pretenduar se ai gënjeu publikisht për lidhjen e tyre dhe nisi një “valë urrejtjeje” ndaj saj – vetëm sepse ajo nuk pranoi të kishte marrëdhënie intime me të.

Komentin e bëri në një postim në Instagram që fliste për këngëtaren Jade Thirlwall të grupit Little Mix, e cila kishte thënë se “kurrë” nuk do të bashkëpunonte me Puth.

“Ai gënjeu gjithë botën për mua dhe nisi një tren urrejtjeje. Vetëm sepse nuk pranova të… fleja me të,” shkroi Thorne.

Thorne dhe Puth u përfolën për një lidhje të mundshme në dhjetor 2016, pak pas ndarjes së aktores nga Tyler Posey. Dyshja u fotografuan duke u puthur në Miami dhe u shfaqën së bashku në eventin Jingle Ball, ku Puth këndoi për të gjatë performancës së tij.

Por gjërat morën një kthesë të keqe kur Puth e akuzoi publikisht Bellën për tradhti, duke pretenduar se ajo nuk kishte përfunduar lidhjen me Posey para se të niste marrëdhënien me të.

Në një seri postimesh të fshira më vonë në Twitter, Puth shkroi: “Askush nuk duhet të luajë me ndjenjat e dikujt në këtë mënyrë. Nuk dua të jem në mes të kësaj.”

Ai kërkoi falje publike ndaj Poseyt, duke lënë të kuptohet qartë se postimet kishin të bënin me Bellën.

Bella iu përgjigj menjëherë pretendimeve, duke shkruar: “Tyler dhe unë jemi ndarë prej më shumë se dy javësh. Unë dhe Charlie NUK jemi në një lidhje, jemi thjesht miq.”

Ajo shtoi se Puth ishte mërzitur pasi kishte parë një intervistë të vjetër, por në vend që t’i shkruante privatisht, vendosi të publikonte gjithçka në Twitter.

Pas skandalit të vitit 2016, asnjëri prej tyre nuk ka folur më për incidentin deri tani. Bella është e fejuar me producentin Mark Emms, ndërsa Charlie Puth u martua me Brooke Sansone në shtator 2024.