75 Mall Live Search
12:34 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / AR

“Godet” aktorja: S’kam më nevojë për një burrë

Pamela Anderson nuk ka ndërmend të ketë më një burrë në jetën e saj. Aktorja 58-vjeçare, e cila ka pasur një jetë të trazuar sentimentale dhe numëron pesë martesa, e bëri të qartë se flirtet e rastësishme i mjaftojnë dhe se nuk ndjen nevojën për një lidhje serioze.

Në një intervistë për Another Magazine-n, ajo u shpreh: 

“Dua vetëm ta liroj ‘demonin’ brenda meje. Nuk kam nevojë që askush të më pengojë. Çdo njeri ka fazat e veta në jetë dhe ky është momenti im.”

Duke cituar një thënie të Osso-s, Anderson shtoi: 

“Ekziston ajo shprehja e bukur: ‘Aftësia për të qenë vetëm është aftësia për të dashur.’ Pikërisht kështu ndihem tani.”

Megjithëse nuk është në kërkim të një partneri, ajo e shijon flirtin.

“Herë pas here kam ndonjë flirt, ose shfaqet dikush që dëshiron të dalë për darkë apo të flasë për të ardhmen, dhe kjo është emocionuese.’”

Gjatë viteve, Pamela Anderson është martuar pesë herë: me Tommy Lee, me Kid Rock, me truprojën e saj Dan Hayhurst, si dhe dy herë me lojtarin e pokerit Rick Salomon.

Në një pjesë tjetër të intervistës, ajo rikujtoi periudhën në Baywatch dhe në Playboy, duke thënë se në atë periudhë ishte “e nënvlerësuar” dhe “e shfrytëzuar”.

“Nuk jam e pafajshme. Në një farë mënyre isha bashkëpunëtore, sepse në fillim të karrierës dhe në marrëdhëniet e mia personale, ajo që po ndodhte ishte shfrytëzim, dhe unë, në një moment, thjesht hoqa dorë. I thashë vetes: Kjo jam unë.”

Ajo shtoi se për një kohë të gjatë mendonte se e meritonte të trajtohej në këtë formë.

“Sot e di që nuk ishte e vërtetë. M’u deshën vite për ta hequr qafe atë ndjesi, sepse thjesht po shkoja me rrjedhën. Bëra ‘reality show’, përpiqesha vetëm të mbaja dritat ndezur. U divorcova. S’mora asnjë kompensim nga ish-bashkëshortët dhe nuk u mbështeta te askush”.