‘Godet’ Atletico Madrid, transferon yllin francez Moussa Dembele

Moussa Dembele do të transferohet nga Lyoni në Atletico Madrid.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari italian Fabrizio Romani.
Rreth kësaj çështjeje ka folur edhe trajneri i Atleticos, Diego Simeone.
“Jemi në bisedime të avancuara me Dembelen, por ende marrëveshja nuk është arritur”, ka thënë Simeone.
24-vjeçari francez, edicionin e kaluar pati paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar 24 gola në të gjitha garat.
/Indeksonline/