75 Mall Live Search
15:00 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / AR

‘Godet’ Erosi : Nuk i pëlqej vajzat që shkojnë në klube nate

Eros Grezda ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime On Top” me Lei Krajën, ku ka folur për jetën e tij private dhe atë profesionale.

Ai zbuloi se ka një vit që e ka lënë futbollin dhe tani merret si agjent futbolli dhe ndihet shumë mirë.

“Do të thoja se jam në një fazë të mirë profesionale, kanë ecur punët shumë mirë në biznesin e ri”, tha Grezda.

Më pas moderatorja e njohur e ka ‘ngacmuar’ pak me pyetjet e saj ‘pikante’ për jetën e tij private.

Pjesë nga intervista:

Ke më shumë ish-a apo gola?

Gola. Kam bërë gola, ish-a nuk kam patur shumë

Sa ish-a ke?

Nuk e di, gola kam shumë

Të kam paragjykuar më shumë seç duhet, se di pse. Sa gola ke? 50 e ca gola?

Nuk e di, duhet me hy me i pa. Edhe pse sulmues, nuk është se kam qenë lojtar goli, që duhet të bëj gol patjetër. Kam qenë lojtar që ka dashur të japë gjithçka në fushë, kështu do e karakterizoja veten.

Mënyra më ideale për të nisur një lidhje? Një vajzë që të simpatizon, si mund të njihet me ty? Në “Instagram”, në klub apo rastësisht?

Në klub jo

Nuk i ke qejf këto vajzat në klube?

Jo, nuk i kam qejf. I kam frekuentuar shumë më përpara me thënë të drejtën, kam qenë një djalë që kam dalë shumë, nuk dal më

Ke qenë i ri

Kam qenë i ri, mbase jam pjekur. Nuk e pëlqej fare jetën e natës. Kam qejf të dal në një restorant, të rri deri vonë me shoqëri të mirë edhe kaq.

Mund të të shkruaj një vajzë në “Instagram”, lejohet?

Po, por gjithmonë kam dashur që unë ti shkruaj një vajze. Edhe nëse ka qenë shumë e mirë ajo, në momentin që vajza të shkruan, më jep një vibe shumë të keq dhe nuk më bën të shkoj përpara.

E dashura jote, ka gjithmonë një vend të rezervuar në stadium, e ka me detyrim prezencën apo më mirë ta shohë nga shtëpia ndeshjen?

E dashuria ime? Për momentin s’kam të dashur, por në të kaluarën time ka patur qejf të jetë

A duhet të jetë tifoze e futbollit?

Të jetë tifozja e imja në radhë të parë. Ajo ka qenë tifozja e imja dhe kam pas qejf të jetë në stadium, po me raste.