75 Mall Live Search
13:34 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / Gj. Sh

Godet Ferizaji, transferon mbrojtësin boshnjak

Skuadra e Ferizajit ka bërë një tjetër goditje në tregun e transferimeve.

Bardhekaltërit kanë transferuar mbrojtësin boshnjak, Ermin Imamoviç, shkruan IndeksOnline.

Imamoviç së fundmi u paraqit në Mal të Zi me skuadrën e FK Jezero. Kurse më herët ka qenë pjesë e Hajduk Split II, CSKA Moscow II, Velez Mostar dhe FK Olimpik.

Vlen të theksohet se Imamoviç sezonin e fundit është shpallur lojtari më i mirë i huaj në Ligën e Malit të Zi./IndeksOnline/