Godet Ismet Munishi: Ja nalnu Inter ja e ndrrova programin

Interi ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Champions League.
Dzeko në minutën e 8-të dhe Mkhitaryan tre minuta më vonë, shënuan golat për skuadrën e Interit, shkruan IndeksOnline.
Pas golit të dytë, analisti dhe trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, ka kërkuar nga skuadra e Interit të ndalen së shënuar gola.
”Ja nalnu Inter ja e ndrrova programin .E hupt edhe lezetin e derbit .”, ka shkruar Munishi në Facebook./IndeksOnline/