Godet këmbësorin, largohet nga vendi i ngjarjes drejtuesi i automjetit
Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, ku një automjet ka goditur këmbësorin.
Sipas policë, vetura e udhëtarëve pasi ka goditur këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Indeksonline.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjti i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është lëshuar në shtëpi.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në të cilën ka qenë i përfshirë një veturë e udhëtarëve dhe një këmbësor. Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksident trafiku është larguar nga vendngjarja ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është lëshuar në shtëpi|, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/