10:05 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Godet këmbësorin me veturë, arrestohet një person në Rahovec

Në fshatin Fortesë të Rahovecit gjatë ditës së djeshme një person i cili ishte duke drejtuar veturën, ka shkelur një këmbësor.

Viktima mashkull i cili është i komunitetit rom, ka pësuar lëndime të rënda trupore, kështu edhe është dërguar menjëherë për trajtim në QKUK, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/