‘Godet’ këngëtarja e njohur: Nuk kam nevojë për Google, burri im i di të gjitha

Këngëtarja e njohur amerikane Carrie Underwood dje ka festuar ditëlindjen e 38-të.
Ajo mori urime të shumta nga fansat e saj, ku nuk mungoi as dashuria e madhe e burrit dhe fëmijëve, transmeton Indeksonline.

Bashkëshorti i saj në llogarinë e tij në Instagram publikoi një story duke treguar dhuratën perfekte që ia dha gruas së tij.
Në imazh shohim Carrie me një këmishë të veshur në të cilën shkruan: Unë nuk kam nevojë për Google, burri im i di të gjitha”.
Bashkangjitur me imazhin Mike shkroi: Kjo është dhuratë perfekte.
E supriza më e bukur ishte kur Carrie pozoi pranë tortës së ditëlindjes.
“Urime ditëlindjen @carrieunderwood !! djemte dhe unë të duam si i cmendur !! Ne jemi shumë mirënjohës për ju !! ” shkroi Majk në mbishkrimin e imazhit.
Duket sikur Mike pëlqen t’i bëjë Carrie argëtim dhe dhurata të pazakonta.
Kujtojmë që ai i kishte bërë dhuratë të pazakontë për Krishtilindje duke marrë pjesë në një ankand bagëtish për të blerë dy lopë./Indeksonline/