“Godet” Malisheva, nënshkruan me yllin e Superligës së Kosovës

Malisheva ka transferuar mbrojtësin e njohur kosovar, Labinot Ibrahimin.
35 vjeçari ka përvojë edhe nga Kampionati i Shqipërisë pasi që për 6 vite kishte luajtur te Partizani.
“Labi është një lojtar mjaft i gjithanshëm. Kryesisht luan si qendër mbrojtës, e po ashtu luan edhe si mbojtës krahu. Shquhet për aftësitë e shkëlqyeshme në krosime, hap dhe energji. Për shkak të gjatësisë, pozicionimit dhe karakteristikave të tij fizike, Labi gjithashtu është shumë efektiv në ajër.
Ka patur një karrierë mjaft të bujshme në futbollin Kosovar dhe atë të Shqipërisë. Një përvojë e jashtëzakonshme edhe ne futbollin evropian, në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë. Ka filluar me FC Prishtinën pastaj ka luajtur për Partizanin e Tiranës, është rikthyer përsëri në FC Prishtina. Sezonin e fundit luajti në FC Arbëria.
Karriera e tij e deritashme është impresive
Kategoria Superiore (Liga e Shqipërisë): 153 ndeshje
Superliga e Kosovës: 46 ndeshje
Kupa e Shqipërisë: 25 ndeshje
Europa League: 9 ndeshje
UEFA Champions League: 6 ndeshje
Kupa e Kosovës: 6 ndeshje
Marrëveshja e arritur me Labin për sezonin 2021-2022, për FC Malishevën është më se e mirëseardhur dhe një shtytje për klubin tonë në sfidat që na presin.
Ne, në FC Malisheva i deshirojmë mirëseardhje Labit në klubin tonë dhe i deshirojmë shumë fat në jetë dhe karrierë” thuhet në njoftimin e Malishevës./Indeksonline/