75 Mall Live Search
20:23 / E Hënë, 11 Korrik 2022 / Gj. Sh

“Godet” Malisheva, transferon tre futbollistë

Skuadra e Malishevës ka filluar përforcimet në merkaton e verës.

Pasi arritën marrëveshje me disa futbollistë për rinovimin e kontratave dhe poashtu vazhdimin me trajnerin Arsim Thaqi, tani klubi po punon edhe në përforcimet cilësore për stinorin e ardhshëm.

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se FC Malisheva ka arritur marrëveshje për transferimin e tre futbollistëve.

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me futbollistët, Alush Gavazaj, Bleart Tolaj dhe Kreshnik Bahtiri.

Së shpejti pritet që të tre futbollistët të prezantohen nga klubi i Malishevës.