75 Mall Live Search
20:58 / E Martë, 28 Maj 2024 / MSH

“Godet” Mbappe: Futbolli italian? Kurrë s’i dihet!

Kylian Mbappe ka plasuar përsëri një bombë.

Francezi që tani është i lirë, pasi i përfundoi kontrata me PSG-në, po pritet të zyrtarizohet te Real Madridi nga dita në ditë, raporton Indeksonline.

Por, marrëdhëniet e tij me “Mbretërit” u ndërtuan mbi një mal mosmarrëveshjesh.

Së pari, Mbappe ia bëri “8 me 2” Realit kur për pak sa nuk veshi fanellën e bardhë, për të vazhduar menjëherë qëndrimin e tij te “Parisienët”.

Më pas, atij iu rrit dëshira për transferim në Spanjë, njëjtë siç iu rrit standardi presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Megjithatë, këtë sezon të gjithë po e presin transferimin e tij, e që në buzë të realizimit, Mbappe e “trazoi” edhe një herë.

Francezi dha së fundmi një intervistë për SkySport, ku përmendi dëshirën e tij të kahmotshme për të veshur fanellën e Milanit.

Madje, një gjë të tillë do e donin edhe familja e tij.

“Futbolli italian? Asnjëherë nuk e dini se çfarë ndodh! Gjithmonë thosha: nëse një ditë do të shkoj në Itali, do të shkoj në AC Milan… sepse isha një tifoz i madh i Milanit! Si fëmijë, kam qenë një tifoz i madh i AC Milan dhe ende e shikoj gjithmonë Serinë A, gjithmonë jam duke ndjekur çdo ndeshje të Milanit. E gjithë familja ime, të gjithë janë tifozë masivë të Milanit!” tha ai për SkySport.