75 Mall Live Search
11:21 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Godet me bërryl gruan dhe i ngre zërin, fansat shokohen nga Michael Buble

Këngëtari i njohur Michael Buble i ka shokuar të gjithë fansat me veprimin e tij të fundit. Ai dhe bashkëshortja e tij, Luisiana Lopilato po komunikonin live me fansat, kur ndodhi veprimi i papritur. Luisiana ndërhyri për të përshëndetur fansat ndërsa Michael e shtyu me bërryl dhe i ngriti zërin.

Edhe vetë aktorja e serialit “Rebelët” mbeti e habitur nga veprimi e kjo shihet qartë në reagimin e saj. Më pas Michael e përqafoi bashkëshorten si për të treguar se mes tyre nuk ka asgjë.

Pas kritikave të shumta të fansave, Luisiana ka reaguar publikisht duke u shprehur: “Unë e di shumë mirë si është bashkëshorti im. Është e habitshme sesi sillen disa njerëz. Ne shkojmë shumë mirë çdo ditë. Përpiqemi t’ju sjellim gëzim, argëtim dhe shpresë me videot tona live dhe ata që flasin keq për familjen tonë nuk dinë asgjë për ne”.