Godet me veturë një vajzë, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar pasi ka goditur me veturë një fëmijë në rrugën C, në kryeqytet, përcjellë Indeksonline.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, i dyshuari fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes mirëpo njësiti i hetuesisë ka arritur që ta identifikojë dhe arrestojë brenda pak dite.
“Raportohet se me datë 30.2019 rreth orës 17:15 viktima –fëmijë femër K-Shqiptare gjersa ka qenë në rrugë është godit nga një veturë e panjohur e cila pas goditjes ka ik nga vendi i ngjarjes. Njësit e Hetuesisë me datë 01.06.2019 kanë arrit që ta identifikojnë veturën dhe të dyshuarin mashkull K-Shqiptar të cilin e kanë arrestuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/