“Godet” Neda: Mbajini vetë kalamajtë ose mos bëni fare

Opinionistja Neda Balluku ka “goditur” një fenomen social ditën e sotme përmes rrjeteve sociale.
Nga Parku i Liqenit, ku e ka nisur javën, ajo ka folur mbi tendencën që prindërit e rinj t’i lënë fëmijët te prindërit e tyre.
“A ka mundësi të mos ua lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën. Po ua merrni edhe ato pak vjet që u kanë ngelur për të jetuar sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie. U ka dalë shpirti t’ju rrisnin ju tani duhet t’ju rrisin dhe kalamajtë tu”, dëgjohet ajo mes tjerash në videon e ndarë.
Shumica dërmuese e komentuesve te Prive LibertaSpahiu në Instagram e kanë mbështetur Nedën në konstatimin e saj mirëpo ka pasur edhe të tjerë që i kanë thënë “të zbresë në realitet” meqë kushtet ekonomike dhe detyrimi për të mbajtur disa puna po i lë prindërit pa alternativë tjetër përpos që të lënë fëmijët e tyre te gjyshërit.
Po ju si mendoni, ka të drejtë Neda në këtë gjë që po e thotë?