75 Mall Live Search
19:13 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Godet përsëri Papa Françesku, pëlqen foton e një modeleje tjetër në Instagram

Papa Françesku është kapur sërish mat duke pëlqyer foto të modeleve në Instagram. Fotoja e modeles në Instagram me pëlqimin e Papës është shpërndarë kudo në rrjete sociale duke u bërë virale. Llogaria e Instagramit të Papës, menaxhohet nga disa persona të tjerë dhe se nuk dihet se kush e ka pëlqyer “foton erotike” të modeles Margot Fox.

Kjo është hera e dytë që nga Instagrami i Papës i bëhet “Like” (pëlqim) modeleve. Më parë në nëntor nga Instagrami i Papës kishte ardhur një pëlqim i një “fotoje provokuese” për një modele braziliane. Papa për këtë gjë kërkoi shpjegim nga Instagram dhe nga personat që e menaxhonin atë.