10:10 / E Premte, 23 Tetor 2020 / k.v

Godet shtyllën e betonit me veturë, vdes një person nga Vushtrria

Një veturë me targa vendore, ka goditur një shtyllë betoni, në Vushtrri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ndihma e shpejtë, të cilët e kanë marrë ngasësin dhe e kanë dërguar në emergjencën e Vushtrrisë, nga e kanë dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK, Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili urdhëron që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion./IndeksOnline/