75 Mall Live Search
10:26 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Godet shtyllën elektrike në Prizren, rrokulliset vetura ‘Golf 4’

Një vet aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Ukë Bytyqi’ në Prizren.

Vetura e llojit ‘Golf 4’ është rrokullisur në mes të rrugës, pasi ka goditur shtyllën elektrike.

Dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar shoferi i vetures, transmeton Indeksonline.

Numri i aksidenteve gjatë kohëve të fundit në vend ka qenë mjaft i lartë, ndërsa policia shpesh herë ka apeluar për kujdes të shtuar përgjatë pjesëmarrjes në trafik./Indeksonline/