Godet të dashurin 52 herë shuplakë, për arsye tejet banale
Një burrë nga Kina emri i të cilit nuk është zbuluar ishte goditur 52 herë me shuplaka në publik nga e dashura e tij, pasi që ajo ishte nervozuar që ai nuk ia kishte blerë telefonin e ri për festën e “Shën Valentinit kinez”.
Ky çift nga Sichuan është bërë hit në internet për shkak të reagimit të ashpër të vajzës, e cila nuk fitoi atë çfarë kishte pritur nga i dashuri për festë.
Siç raportohet në mediat e huaja, policia ka konfirmuar se burri kishte pranuar hiq më pak se 52 shuplaka dhe atë para syve të qindra kalimtarëve, që ishin dëshmitarë.
Në gjithë këtë rast, ajo çfarë ka habitur njerëzit që kanë shikuar videon, është gjakftohtësia e burrit, i cili as nuk tentoi ta ndalë partneren që kishte humbur durimin.
E masa e grumbulluar rreth çiftit ua tërhoqi vëmendjen edhe policëve, që tentuan ta vënë nën kontroll situatën.
Megjithatë kur policia arrestoi partneren e tij, ai u mundua ta arsyetojë duke thënë se faji qëndron tek ai dhe se ajo paguan shpenzimet e tij.
E në momentin që e kishte parë se nuk i kishte blerë atë që kishte shpresuar, ajo kishte humbur kontrollin.
Situata përfundoi krejt në fund, kur policia liroi çiftin, pasi që ata u kishin premtuar se në të ardhmen të gjitha mosmarrëveshjet që i kanë t’i zgjedhin brenda katër mureve të shtëpisë.