75 Mall Live Search
19:58 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Godin larg Interit, destinacioni i ri është befasues

RMCSport ka raportuar një lajm shumë interesant në lidhje me të ardhmen e Diego Godinit.

Mbrojtësi uruguian pritet të largohet nga Interi vetëm pas një viti, pasi nuk ia doli të linte shenjë në “San Siro” dhe të kthehej në titullar.

Lyoni është ekipi që interesohet së fundmi për Godin. Veterani është në mëdyshje, jo për faktin se nuk do të largohet nga skuadra e Antonio Contes, por problem është rroga e tij e lartë.

Godin përfiton rreth 5.5-6 milion euro në sezon dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të ardhurat e tij. Kjo është arsyeja kryesore që mund të qëndrojë te skuadra franceze. Vera duket se do të jetë e zjarrtë për të dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojë./IndeksOnline/