10:06 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Goditen dy policë me veturë në Podujevë

Dy policë të Kosovës kanë pësuar lëndime pasi që një I dyshuar I ka goditur ata me veturë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në  Podujevë  ku sipas raportit të Policisë i dyshuari  duke mos respektuar urdhrat dhe kanë penguar në detyrë, me veturën e tij në lëvizje ka goditur dy viktimat. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar.