11:06 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / AR

Goditen nga treni, vdesin babë e bir në Itali

Babe dhe bir, përkatësisht 63 dhe 26 vjeç kanë mbetur të vdekur pasi janë goditur nga një tren mallrash në veri të stacionit  Senigallia (Ankona).

Nga ora 21:00 është ndërprerë qarkullimi në linjën Marotta-Senigallia në të dy drejtimet.

Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë turistë nga Perugia që ndodheshin në Senigallia për pushime.

Një tren mallrash ka goditur babë e bir që ndodheshin në shina, por ende nuk është e qartë nëse të dy po kalonin shinat apo babai po përpiqej të ndalonte djalin.

Trafiku hekurudhor në të dy drejtimet, në shtrirjen Marotta-Senigallia, është ende i pezulluar.