75 Mall Live Search
19:41 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / AR

Goditen nga vetura dy këmbësorë në Prishtinë

Sot rreth orës 18:30, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin“, tha ajo./Indeksonline/