75 Mall Live Search
08:43 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Goditet me thikë, vdes 28-vjeçari në Shkodër

Një i ri ka humbur jetën në Shkodër pasi është goditur me thikë.

Sipas Policisë së Shkodrës, ngjarja e rënda ka ndodhur rreth orës 00:30, pas mesnatës së mbrëmshme.

Kristjan Shkambi, 27 vjeç ka goditur me thikë 28-vjeçarin K. F. pas një konäikti për motive të dobëta.
28-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të Shkodrës, ku edhe ka humbur jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore ka identifikuar dhe arrestuar autorin.