75 Mall Live Search
09:30 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / OSH

Goditet me veturë këmbësorja në Greme të Ferizajt, bëhet për spital

Kohët e fundit janë shtuar numri i aksidenteve si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës. Ndërsa një i tillë ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt, raporton IndeksOnline.

Një këmbësore derisa po kalonte rrugën është shkelur me veturë. Ajo ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/