75 Mall Live Search
09:12 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Goditet me veturë një këmbësore në Obiliq, arrestohen dy persona!

Janë arrestuar dy persona të dyshuar, një vozitës dhe një pasagjerë pasi që kanë goditur me veturë këmbësoren femër e cila sipas mjekut kujdestar është pavetëdije.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Obiliq, rreth orës 03:40. Sipas Policisë së Kosovës ende nuk dihen rrethana e këtij rasti, të cilin e ka konsideruar “vrasje në tentativë”.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa mjeku kujdestar ka treguar se gjendja e pacientes është shumë e rëndë dhe për momentin është pa vetëdije.

Policia ka treguar se viktima në QKUK është identifikuar nga babai i saj. Ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrës të mbajtjes për procedura të mëtutjeshme.