Goditet më veturë një person në Kodrën e Trimave (Video)

Një qytetarë është goditur nga një veturë në Kodrën e Trimave në Prishtinë. Në videon e siguruar nga “Indeksonline”, shihet teksa një veturë në lëvizje godet një kalimtar, i cili ishte duke e kaluar rrugën.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pak para mesnate.
Tani për tani nuk dihet për gjendjen shëndëtësore qytetarit të aksidentuar.
“Indeksonline” do t’iu mbajë të informuar për këtë rast.