75 Mall Live Search
21:00 / E Hënë, 25 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Goditet me veturë një polic në Ozdrim të Pejës

Gjatë ditës së sotme rreth orës 18:00 është goditur nga një veturë një zyrtarë policor në fshatin Ozdrim të Pejës.

Sipas burimeve të Indeksonline, polici ka qenë në detyrë, ku është munduar ta ndaloi qytetarin por i njëjti ka vazhduar dhe ka goditur me veturë.

Ndërsa është bërë e ditur se polici është jashtë rrëzikut për jetë.

Indeksonline ka provuar të kontaktojë me policinë, por deri më tani ende nuk ka mar informacione në lidhje me rastin./Indeksonline/