Një polic goditet nga vetura në Banjë të Pejës, niset me urgjencë drejt spitalit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Banjë të Pejës.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se një zyrtar policor është goditur në kryerje të detyrës nga një veturë.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Polici i lënduar (emër i njohur për redaksinë) është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Pejës.
IndeksOnline do t’iu mbaj të informuar për rastin…

