75 Mall Live Search
08:46 / E Hënë, 31 Janar 2022 / MSH

Goditet nga predha një burrë në Gjilan

Një burrë në Gjilan ka pësuar lëndime trupore, pasi i njëjti është goditur nga një predhë.

Sipas policisë, viktima ka qenë duke qendruar para shtëpisë së tij në momentin kur është goditur nga predha që dyshohet të jetë e pushkës ajrore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Gjilan 30.01.2022 ─ 13:00. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti derisa ishte duke qëndruar para shtëpisë së tij, është goditur nga një predhë e cila dyshohet të jetë e pushkës ajrore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori” njofton policia.