Goditet nga rrufeja avioni në të cilin gjendej këngëtarja e famshme

Miley Cyrus ka përjetuar një moment të tmerrshëm pasi avioni në të cilin u gjend, u godit nga rrufeja.
Ajo ishte rrugës për në Asuncion, Paraguaj, për të marrë pjesë në festivalin muzikor, “Asuncionico 2022”, të martën, transmeton Indeksonline.

Avioni u përfshi nga një stuhi e fortë dhe pati goditje rrufeje, ku janë dëgjuar edhe britma të pasagjerëve, ndërsa piloti ka bërë ulje emergjente.
Edhe pse për një moment u përballë me frikën e vdekjes, Miley postoi video të këtij momenti./Indeksonline/