Goditet nga vetura 22-vjeçari në Barilevë të Prishtinës

Gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Barilevë të Prishtinës është goditur nga vetura një këmbësor i moshës 22 vjeç.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike Universitare të Kosovës.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:30, në fshatin Barilevë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori i moshës 22 vjeç, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”./Indeksonline/