09:53 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Goditet nga vetura, femra nga Lipjani në gjendje të rëndë

Gjatë ditës së djeshme një i dyshuar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësore, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe vozitësi me katër pasagjerët e tij të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa këmbësorja ka mbetur në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Indeksonline/