Goditet nga vetura një i ri në Podujevë
Para pak minutash në qendër të Podujevës ka ndodhur një aksident.
Indeksonline mëson se një i ri është goditur nga vetura, gjersa po kalonte zebrat.
Në vendin e ngjarjes ka dalur menjëherë ambulanca e cila i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit.
Nuk dihet ende gjendja e personit në fjalë./Indeksonline/