75 Mall Live Search
23:18 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / Blerim

Goditet nga vetura një këmësore në Çifllak të Rahovecit, shtrohet në spital

Me datë 28.12.2020 rreth orës 17:30 minuta, Fshatin Çifllak të Rahovecit ka ndodhur një aksident trafiku, me dëme materiale dhe një person i lënduar.

Të përfshire në aksident është nje automjet me një këmbësore.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjakovës.

“ Deri te aksidenti është ardhë deri sa ngasesi i automjetit Opell Astra , i dyshuari ishte duke lëvizur përgjate aksit rrugore Ratkoc – Kramovik dhe kur arrinë në fshatin Çifllak nuk e përshtat shpejtësinë e lëvizjës, ku koha ishte e vrantë dhe duke reshur shi (pashmëria e zvogëluar) nuk e vërenë këmbësoren e cila ishte duke e kaluar rrugën nga krahu i djathtë i levizjes së automjetit dhe me pjesën e përpareme të krahut të majtë të automjetit e godet këmbësoren dhe e përplas për toke.

Nga të afermit e saj e lënduara dërgohet në shtëpin e Shëndetit ne Ratkoc për ndihmë të parë dhe nga Ratkoci me autoambulancë dërgohet në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakove”, ka thënë ai.

Tutje Gjurkaj ka shtuar se pas marrjes së ndihmës së në parë në emergjencë, e lënduara, viktima për shkaqe të lëndimeve të rënda, frakturë në këmbën e djathtë është shtruar në repartin e Ortopedisë.

“Sipas raportit mjekësor të mjekut kujdestar në Emergjencën e Gjakovës e lënduara viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shteti i cili me urdhër të prokurorit rasti dërgohet në procedurë të rregullt./Indeksonline