Goditet nga vetura një person në Prishtinë

Një person është goditur nga një automjet para pak minutave afër Fakultetit Filologjik, rruga që të dërgon te ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.
Lexuesit kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes ku viktima shihet i shtrirë në rrugë.
Ende nuk dihet nëse personi i goditur ka shenja jete, mirëpo për rastin është njoftuar policia dhe ekipi mjekësor./IndeksOnline/