75 Mall Live Search
19:12 / E Diele, 10 Mars 2024 / FR

Goditet një këmbësorë nga një veturë në Klinë

Një këmbësorë është goditur nga një veturë në Klinë, saktësisht te ‘Nora Market’.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tregoi se këmbësori është dërguar në Qendren e Spitalit Rajonal në Pejë për shkakë të lëndimeve.

“18:05 policia është njoftuar se në fshatin Zajm përballë marketit ‘Nora’ në magjistrale, një automjet e ka goditur një këmbësor dhe mënjëherë është dërguar në Qendren e Mjeksisë Familjare në Klinë. Dhe përshkak të lëndimeve është dërguar në Qendren e Spitalit Rajonal në Pejë”, ka thënë Gashi për Indeksonline.