75 Mall Live Search
12:30 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Goditet 1 person me makinë në Lipjan, shkaku i një mosmarrëveshje

Një mosmarrëveshje midis dy personave në Lipjan që ndodhi dje në orën 19:10 eskaloi, ku një nga ta ka përfunduar me lëndime, si pasojë e goditjes me veturë.

Policia e Kosovës në raportin 24- orësh ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

“Viktima mashkull k/shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, njëri prej dy të dyshuarve  meshkuj K/Shqiptar  e ka goditur me veturë. Viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport, derisa rasti është duke u hetuar./Indeksonline/