Goditet për vdekje 6 vjeçarja e cila muaj më parë emigroi në Britaninë e Madhe për një jetë më të mirë!
Një vajzë gjashtë vjeçare që u transferua në Britaninë e Madhe nga Afganistani për një jetë më të mirë me familjen e saj vdiq vetëm disa muaj më vonë kur u godit nga një makinë.

Daljit Khalsa, i cila u rrit në provincën e rrezikshme të Helmand, u godit nga një veturë Volsëagen Passat që udhëtonte me shpejtësi të madhe, në Slough, Berkshire, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.
E vogla e cila sapo kishte filluar shkollën, po shëtiste me nënën e saj Raki dhe motrën më të madhe.
Pas goditjes, ajo e kishte të pamundur të zgjohej pasi që plagët e rënda që kishte marrë ishin të pa përballueshme për të. /Indeksonline/