75 Mall Live Search
09:51 / E Premte, 30 Maj 2025 / A. M.

Goditet për vdekje kalimtari 92-vjeçar në Shqipëri

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Shqipëri, përkatësisht në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit – Divjakë.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia, një automjet tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.XH, 18 vjeç, ka përplasur një kalimtar në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën pranë banesës së tij, siç raporton BalkanWeb.

Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 92 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes së fortë.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.