75 Mall Live Search
14:49 / E Shtunë, 20 Shkurt 2021 / Blerim

Goditet rënd Amerika Veriore|Pas energjisë elektrike, mbetet pa ujë të pijes

Qytetet e Jugut që janë përplasur nga stuhitë e dimrit në Amerikë, ka lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe pa ujë.

Tubat e ujit janë shkatërruar, për shaka të temperaturave të ftohta, ato kanë pëlcitur, e me këtë kanë shkaktuar mungesa të ujit të pijshëm të pastër, shkruan Associated Press, transmeton Indeksonline.

Autoritetet amerikane kanë mbyllur aeroportin e “Memfisit”, gjatë ditës së djeshme.

Në Teksas, 7 milion njerëz, që i bie të jenë një e katërta e popullsisë së shtetit të dytë më të madh të kombit, ishin nën urdhra për ta zierë ujin e çezmës para se ta pinin.

Rreth 260,000 shtëpi dhe biznese në qarkun Tenesi që përfshin Memfisin u tha të vlonin ujin për shkak të këputjeve kryesore të ujit dhe problemeve të stacioneve të pompimit.

Restorantet që nuk mund ta bëjnë këtë ose nuk kanë ujë në shishe u urdhëruan të mbyllen. Dhe problemet e presionit të ujit bënë që Aeroporti Ndërkombëtar i Memfisit të anulojë të gjitha fluturimet të premten.

Në Jackson, Misisipi, pjesa më e madhe e qytetit me rreth 161,000 banorë nuk kishte ujë të rrjedhshëm./AP/Indeksonline